Këtu është vemtia - Pablo Neruda

Këtu është vemtia

nga ku mungon ti
Është duke rënë shi.
Era e detit po përndjek
pulëbardhat e humbura
Uji ecën këmbëzbathur
në rrugët e lagura.
Nga pemët gjethet
Ankohen a thua se janë të sëmura.
Bletë e bardhë, edhe e ikur,
ti jeton në shpirtin tim.
Ti jeton sërish në kohë,
e hollë dhe e heshtur.
Ah, ti je e heshtur.
Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Lageshtira perballe nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts