Kjo kohë është e vështirë, më prit - Nga Pablo Neruda

Kjo kohë është e vështirë, më prit:

Do ta jetojmë gjallërisht
Ma jip dorën tënde të vogël:
Ne do të ngrihemi dhe ne do të vuajmë,
Ne do të ndjejmë dhe ne do të ngazëllehemi.
Ne edhe një herë jemi çifti
Që jetoi në vendet e tërbuara,
Në foletë e vrazhda të shkëmbit.
Kjo kohë është e vështirë, më prit
Me një shportë, me një lopatë,
Me këpucët e tua dhe me veshjet e tua.
Tani kemi nevojë për njëri-tjetrin
Jo vetëm për hirë të karafilit,
Jo vetëm për të kërkuar mjaltë:
Ne kemi nevojë për duart tona
Që të lahen dhe të bëjnë zjarr,
Dhe kështu, lër që koha jonë e vështirë
Të durojë në pafundësi
Me katër duart dhe katër sytë tanë.
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Peshkaqeni i fundit nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts