MBETJET nga MARK STRAND

E zbraz veten nga emrat e të tjerëve. Zbraz xhepat e mi

Zbraz këpucët e mia dhe i lë në krahë të rrugës
Natën i kthej orët mbrapsht
Hap albumin e familjes dhe shikoj veten kur isha djalë
Për çfarë të mire shërben kjo? Orët e kanë bërë punën e vet
Unë pashë vet emrin tim. Them lamtumirë
Fjalët ndjekin erëra të tjera
Unë e dashuroj gruan time, por e largoj atë
Prindërit e mi ngrihen nga fronët e tyre
Në rrugën e qumshtë të reve. Si mund të këndoj?
Koha më thotë atë që jam. Unë ndryshoj dhe jam i njëjti
E zbraz veten nga jeta ime dhe jeta ime mbetet
MBETJET nga MARK STRAND
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Peshku ari nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts