Mishi mbulon kockat
Dhe aty hedhin
Një mendje dhe
Ndonjëherë një shpirt,
Dhe gratë përplasin vazot në mure
Dhe burrat pinë shumë
Gjithashtu
Dhe askush nuk e gjen
Atë që do
Por vazhdojnë të kërkojnë
Duke u zvarritur
Nga një krevat në tjetrin
Mishi mbulon korcat
Dhe mishi kërkon
Për më shumë sesa thjesht
Mish.
Nuk ka asnjë mundësi:
Jemi të gjithë në kurth
Nga i njejti
Fat i përbashkët
Askush nuk gjen
Atë që do
Koshat e plehrave plot
Oborret plot
Çmendinat plot
Spitalet plot
Varrezat plot
Asgjë tjetër
Nuk mbush.
Nga Charles Bukowski
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti