POEZILouise GlückMiti i perkushtimit, nga Louise Gluck

Miti i perkushtimit, nga Louise Gluck

-

Kur Hadesi vendosi se e dashuronte kete vajze

Ai ndertoi per te nje kopje te tokes

Cdo gje njesoj, deri tek livadhi

Por i shtoi nje shtrat

Cdo gje njesoj

Duke perfshire rrezet e diellit

Sepse do te ishte e veshtire per nje vajze te re

Qe te kalonte kaq shpejt nga drita

Ne erresire absolute

Gradualisht, mendoi ai

Ai do ta prezantonte ate me naten

Ne fillim me hijen nga valevitja e gjetheve

Me pas me henen, me pas yjet

Pastaj asnje hene, asnje yll

Le te mesohet Persefona me te ndagale

Ne fund, mendoi ai

Ajo do ta gjente ate te rehatshme

Nje replike e tokes

Me perjashtim qe ketu kishte dashuri

A nuk duan te gjithe dashuri?

Ai priti shume vite

Duke ndertuar nje bote

Duke e pare Persefonen ne livadh

Persefona, nje nuhatese, nje shijuese

Nese ke nje uri, mendoi ai

I ke te gjitha

A nuk do cdo njeri qe te ndjeje naten trupin e dashur, te qarkuar, yllin e veriut

Per te degjuar frymen e qete qe thote

Jam gjalle, qe do te thote gjithashtu se edhe ti je gjalle

Sepse me degjon mua

Ti je ketu me mua

Dhe kur njeri kthehet

Kthehet edhe tjetri

Kete ndjente ai, Perendia e erresires

Duke pare boten qe kishte ndertuar per Persefonen

Atij nuk i shkoi kurre nder mend

Se ketu nuk do te kishte aroma

Sigurisht jo me te ngrena

Faj? Tmerr? Frika e dashurise?

Keto gjera ai nuk mund t’i imagjinonte

Asnje dashnor nuk i imagjinon ato asnjehere

Ai enderron, ai mendon

Cfare ta quaj kete vend

Ne fillim ai mendon:

Ferri i ri

Me pas

Kopshti

Ne fund, ai vendos ta quaj

Vajzeria e Persefones

Nje drite e embel ngrihet siper nivelit te livadhit

Pas shtratit

Ai e merr ate ne krahet e tij

Ai deshiron qe t’i thote

Te dua

Asgje nuk mund te te lendoje

Por ai mendon

Kjo eshte nje genjeshter

Keshtu qe, ne fund ai i thote

Ti ke vdekur, asgje nuk mund te te lendoje

Qe i duket atij

Nje fillim me premtues

Me i vertete

Miti i perkushtimit, nga Louise Gluck

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Fotografia nga Alessio Bolzoni

#art #poetry #louiseglück #enkeledasuti #alessiobolzoni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty