Mos leviz - Nga Pablo Neruda

Dua që të mos lëvizësh

Njësoj sikur të mos ishe fare
Dhe të më dëgjoje prej së largu
Dhe zëri im të mos të të mallëngjente
Duket sikur sytë e tu kanë fluturuar larg
Dhe duket sikur një puthje ta ka rrëmbyer gojën
Sikur të gjitha gjërat të jenë të mbushura me shpirtin tim
Ti shfaqesh nga gjërat
E mbushura me shpirtin tim
Ti je si shpirti im
Një flutur ëndërrash
Dhe ti je si fjala: Melankoli
Dua që të mos lëvizësh
Dukesh e largët
Tingëllon sikur po ankohesh
Një flutur që gugat si një pëllumb
Dhe që më dëgjon mua për s’largu
Dhe zëri im nuk të arrin
Lërmë të vi e të qëndroj i palëvizur në heshtjen tënde
E ndriçuar si një llampë
E thjeshtë, si një unazë
Ti je si nata
Me palëvizshmërinë dhe konstelacionet e saj
Heshtja jote është heshtje yjesh
Kaq e largët, kaq e çiltër
Dua që të mos lëvizësh
Sikur të mos ishe fare
E largët dhe e mbushur me dhimbje
Që të mos të duhej të vdijse
Vëtëm një fjalë atëherë, një buzqeshje dhe mjafton
Dhe unë jam i lumtur
I lumtur që s’është e vërtetë
Mos leviz
Nga Pablo Neruda
Poemat e dashurisë
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Shtepiza e tejdukshme nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts