Naten une jam nje bretkose - Nga Joyce Mansour

Naten une jam nje bretkose

Te gjithe jane ne gjume, te gjithe degjojne
Zerin sekret
Te ujerave te vdekur
Duke belbezuar
Gjate dites
Une jam nje gjarper
Fle dhe pastaj degjoj
Krokitjen e diellit
Mbi ujin e gjelber
Te syve te tu
Por kur mjegulla ngrihet
Mbi kodrat gri
Te femijerise sime
Une peshperis emrin e nimfave
Qe grumbullohen ne livadh
Dhe qe i lajne fytyrat
E tyre te bukura
Tek lotet e se shkuares sime
Nga Joyce Mansour
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Vetmi qiellore nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts