NË MËNYRË QË TI TË MË DËGJOSH - Nga Pablo Neruda

Në mënyrë që ti të dëgjosh

Fjalët e mia
Ndonjëherë ato hollohen
Si gjurmët e pulëbardhave në plazhe.
Gjerdanë, kambana të mbytyra
Për duart e tua të buta, të ëmbla si rrushi.
Dhe unë i shikoj fjalët e mia nga larg.
Ato janë më shumë të tuat sesa të miat.
Ato kacavirren tek dhimbja ime e vjetër si një dredhkë.
Ato kacavirren njësoj si tek muret e trishtuar.
Ti e ke fajin për këtë sport mizor.
Ato po fluturojnë nga strofulla ime e errët.
Ti mbush çdo gjë, ti mbush çdo gjë.
Përpara teje ato popullonin vetmitë që zë ti,
Dhe ata janë më shumë të mësuar me trishtimin tim sesa ti,
Tani unë dua që ata të të thonë ty atë që unë dua të të them ty
Që ti t’i dëgjosh ashtu siç dua unë që të më dëgjosh.
Era e dhimbjes ende vërtitet rreth tyre si zakonisht.
Ndonjëherë stuhitë e ëndrrave i rrëzojnë ato përtokë.
Ti dëgjon zërat e tjerë tek zëri im i dhimshëm.
Vajtimin e gojëve të vjetra, gjakun e përgjërimeve të vjetra.
Duamë, mike. Mos më braktis. Më ndiq.
Më ndiq, mike, në këtë dallgë dhimbjeje.
Por fjalët e mia njollosen me dashurinë tënde.
Ti zë çdo gjë, ti zë çdo gjë.
Fjalët e mia po t’i bëjë në një varëse të pafundme
Për duart e tua të bardha, të buta, të ëmbla si rrushi.
NË MËNYRË QË TI TË MË DËGJOSH
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Vjeshta prane detit nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts