Nga majat e Maçu Piçut nga Pablo Neruda

Ngrihuni dhe lindni me mua...

Jipmani dorën nga vendet e thella
Të mbjella me dhimbjen tuaj
Ju nuk do të ktheheni nga shkëmbinjtë
Ju nuk do të ktheheni nga kohët tuaja nëntokësore
Zëri juaj i ashpërsuar nuk do të kthehet
Sytë tuaj të nxjerrë jashtë nuk do të kthehen
Shikomëni nga thellësia e tokës
Punëtorë, endës, barinj të heshtur
Zbutës të lamave të egra si imazhe shpirti
Punëtorë ndërtimi në skela të rrezikshme
Ujitës të lotëve të Andeve
Argjendarë me gishtërinj të thyer
Fermerë që dridhen teksa mbjellin
Poçari, i derdhur në argjilën tënde
Sill në kupën e kësaj jete të re
Dhimbjet e tua të groposura
Tregoma gjakun tënd dhe hullitë e tua
Thuamë, “Këtu më kanë ndëshkuar
Sepse xhevahirët nuk shkëlqenin apo toka
Nuk prodhoi drithëra apo gurë në kohë
Tregomë gurët mbi të cilët re
Apo drurin mbi të cilin të kryqëzuan
Bëj një shkëndijë nga stralli i vjetër për mua
Që llampat e vjetra të tregojnë kamxhikët e ngecur
Pas shekujsh në plagët e vjetra
Dhe sepatat që shkëlqejnë me gjak
Kam ardhur të flasë për gojët tuaja të vdekura
Nëpër tokë vijnë së bashku të gjithë
Buzët e shqyera të heshtura
Dhe nga thellësia më flasin gjatë gjithë kësaj nate të gjatë
Sikur të isha ngulur mu aty me ty
Thomëni të gjithë, zinxhir pas zinxhiri
Lidhje pas lidhje dhe hap pas hapi
MPREHINI THIKAT QË I KISHIT FSHEHUR
VENDOSINI NË GJOKSIN TIM DHE NË DORËN TIME
Si një lum vetëtime të verdhë
Si një lum xhaguarësh të varrosur
DHE LËRMËNI TË VAJTOJ, ORË, DITË, VITE
PËR EPOKAT E VERBRA, PËR RRATHËT ME YJE
JIPMËNI HESHTJE, UJË, SHPRESË
JIPMËNI LUFTË, HEKUR, VULLKANE
Ngjitini trupat me mua si magnete
EJANI AFËR VENAVE TË MIA DHE GOJËS SIME
FLISNI NËPËRMJET FJALËVE TË MIA DHE GOJËS SIME
Nga majat e Maçu Piçut nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Fotografia - Ne studion spektakolare te mjeshtrit @helidonhaliti

Comments

Popular Posts