ODE PËR SHPRESËN - Nga Pablo Neruda

Agim oqeanik

Në qendër
Të jetës sime,
Dallgë si vreshta,
Vetmi e qiellit,
ti me mbush
dhe më përmbyt
det i plotë,
qiell i pamatë,
kohë
dhe hapësirë,
shkuma e bardhë e detit
batalione
toka e portokalltë
beli i zjarrtë
i diellit
në agoni,
kaq shumë dhurata dhe talente,
zogjtë duke fluturuar në ëndrrat e tyre,
dhe deti, deti,
i palëvizur
aroma,
kori i kripës së pasur, rrezatuese,
dhe ndërkohë,
ne njerëzit,
prekim ujin,
duke luftuar,
dhe duke shpresuar,
ne prekim detin,
duke shpresuar.
Dhe dallgët i thonë bregdetit:
“Çdo gjë do të përmbushet.”
ODE PËR SHPRESËN
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Diku perballe Adriatikut nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts