Ode per shtratin nga Pablo Neruda

Ne shkojme nga nje shtrat ne tjetrin ne kete udhetim

Udhetimin e jetes
I sapolinduri, i pikelluari, ai qe qe po jep shpirt
Dashnori dhe enderrimtari njesoj
Ata kane mberritur dhe ata do te ndahen nga shtrati
Ne qe te gjithe kemi ardhur dhe ne qe te gjithe do te nisemi
Mbi kete tren, mbi kete varke, poshte ketij lumi
Qe eshte njesoj per te gjithe jeten
Qe ndahet nga cdo dhe secila vdekje
Dashuria e ben token nje shtrat per lulezim
Te zhytur ne gjak
Plotesia e shtatorit
Qartesia e tij e shkundur nga qielli
Duke vdekur
Deti renkon
I goditur nga
Kercimi i gjelber
I humneres
Duke u ngritur ne veshje te bardha dhe te zeza
O det, shtrat dritherues
Vdekje dhe jete
Duke u dridhur pafundesisht
Dhe ajer i eger
Peshqit flene thelle brenda teje
Dhe nata
Dhe balenat
Tek ti pushojne hiri qiellor, centrifugal i meteoreve qe po shuhen
Ti hedh, det
Me jeten e gjithckaje
Qe fle brenda teje
Ti ngre lart dhe ti shkaterron
Shtratin e endrrave te nuses
Papritur flakeron vetetima
Ne dy sy te delire
harrome apo jo
Dhe nje profil i fildishte ose i mollte
Te tregon rrugen per tek shtresat e buta
Si banderolat e ndezura, si zambake te bardhe
Poshte te cilave rrokullisemi
Per perqafimin perfundimtar
Pastaj vdekja futet ne shtrat me ne
Me duart e saj te njollosura
Dhe gjuhen me jod
Ajo ngre nje gisht
Po aq te gjate sa nje rruge e gjate
Duke na treguar bregun
Porten drejt vdekjes se dhimbjes sone
Ode per shtratin nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Mbrapa drites magjike nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts