Pak nga pak, dhe me hapa të mëdha - Nga Pablo Neruda

Pak nga pak, dhe me hapa të mëdha,

Ja kështu më ndodhi jeta mua,
Dhe sa e parëndësishme që është kjo punë.
Këto vena kanë mbajtur
Gjakun tim, që thuajse se pashë kurrë,
Kam marrë frymë në kaq shumë vende
Pa mbajtur asnjë copë për vete.
Në fund, të gjithë janë të vetëdijshëm se:
Askush nuk mban asgjë nga ajo që ka,
Dhe se jeta është vetëm një huamarrje kockash.
Gjëja më e mirë ishte të mësoja të mos kisha shumë
As dhimbje dhe as gëzim,
Për të shpresuar për mundësinë e një pike të fundit,
Për të kërkuar më shumë nga mjalti dhe nga muzgu.
Ndoshta ky ishte ndëshkimi im.
Ndoshta mua më kishin dënuar që të isha i lumtur.
Le ta dinë të gjithë që askush
Nuk eci në shtegun tim pa ndarë unë qënien time
U zhyta deri në grykë
Në kundërshti të cilat nuk ishin të miat,
Në të gjitha vuajtjet e të tjerëve.
Kjo nuk ishte çështje duratrokitjesh apo përfitimi.
Shumë më pak. Ishte të mos isha i aftë
Të jetoja ose të merrja frymë në këtë hije,
Hijet e të tjerëve si kulla,
Si gurët e kalldrëmit në gjunjë.
Vet plagët tona shërohen me vajtim,
Vet plagët tona shërohen me këndim,
Por në vet portën tonë gjak rrjedhin
Vejanë, indianë, njerëz të varfër, peshtakar.
Djali i minatorit nuk e njeh të atin
Mes gjithë kësaj vuajtetje.
Kështu qoftë, por puna ime
Ishte
Plotësia e shpirtit:
Një kopje e kënaqësisë që të godet,
Një pëshpërime nga një bimë e shkulur,
Shuma e të gjitha veprimeve.
Kënaqesha teksa rritesha bashkë me mëngjesin,
Të lahesha në diell, në një gëzimin e madh të
Diellit, kripës, dritës së detit dhe dallgëve,
Dhe në shkumën e lëshuar,
Zemra ime filloi të lëvizë,
Duke u rritur në atë spazëm thelbësore,
Dhe duke vdekur shpejt teksa ecte drejt rërës.
Nga Pablo Neruda
Piktura, Perballe nesh nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts