Perendimori njeh permes te parit. Perqendrimi yne tek e bukura eshte nje strategji apoloniane. Gjethet dhe lulet, zogjte dhe kodrat jane nje model copezash te ngjitura me njera tjetren, me ane te te cilit hartezojme te njohuren.

Perendimori njeh permes te parit. Perqendrimi yne tek e bukura eshte nje strategji apoloniane. Gjethet dhe lulet, zogjte dhe kodrat jane nje model copezash te ngjitura me njera tjetren, me ane te te cilit hartezojme te njohuren. Ajo qe perendimi ndrydh ne mendimin e tij per natyren, eshte ktonikja, qe do te thote “e tokes” - por e zemres se tokes, jo e siperfaqes. Jane Harrison perdor termin feja greke para-olimpike, keshtu qe edhe une do ta perdor ate ne vend te termit dioniziak, te perdhosur per shkak te perdorimit te tij per te shprehur kenaqesite vulgare. Dioniziakja nuk perfaqeson piknikun, por realitet e forcave te nentokes, te cileve Apoloni u largohet, shtypjen e verber te forces nentokesore, perthithjen e ngadalte, te gjate, erresiren dhe daljen prej saj. Per te ruajtur integritetin tone si personae, duhet te fshijme nga vetedija egersine cnjerezore te biologjise dhe gjeologjise, shkaterrimin dhe gjakderdhjen darviniane, ndotjen dhe kalbezimin. Shkenca dhe estetika perendimore jane perpjekje per shnderrimin e ketij tmerri ne forma te pranueshme prej perfytyrimit tone.

Shkeputur nga libri “Personae Seksuale: Arti dhe Dekadenca nga Nefertiti deri tek Emily Dickinson”, nga Camille Paglia, perkthyer nga Engjellushe Shqarri, Botimet ISP dhe Maluka

Comments

Popular Posts