Përse derdhe zjarr të ëmbël kaq shpejt - Pablo Neruda





Përse derdhe zjarr të ëmbël kaq shpejt,

mbi gjethet e ftohta të jetës sime?
Kush ta tregoi rrugën për tek unë?
Çfarë shkëmbi,
çfarë lule,
çfarë tymi ta tregoi rrugën se ku jetoj?
...ndërsa brenda,
një dashuri e furishme
Vërtitej rreth meje
– deri sa më shpoi
me gjembat e saj,
Me shpatën e saj,
duke çarë rrugën për te zemra ime.
Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @xhenetakadillari

Comments

Popular Posts