ARTArtsper(PJESA 2): HISTORITË PAS PIKTURAVE TË GOYA-S - Piktori...

(PJESA 2): HISTORITË PAS PIKTURAVE TË GOYA-S – Piktori i Spanjës revolucionare

-

Nga REVISTA ARTPSER

 

Sigurisht që pikturat e Goya-s janë të mirënjohura për aspektin
e tyre revolucionar. Skena e “3 maj 1808” është një shembull i përsosur i një
pikture historike nga Goya. Kjo skenë është tribut ndaj rezistencës spanjolle
gjatë pushtimit të Napoleonit ndërmjet viteve 1808 dhe 1809. Figura në të bardhë,
e cila mund të dallohet menjëherë, simbolizon një martir. Kështu, Goya tregon
simpatinë dhe mbështetjen e tij për rezistencën politike.  

 

Arti i Goya-s asociohet gjithashtu me supersticionin dhe
magjinë. Vepra e tij më e famshme e këtij lloji është ndoshta “Shtrigat e
Sabatit”. Në qendër të skenës dominon një dhi, e cila mendohet se përfaqëson
djallin. Ai rrethohet nga gra të të gjitha moshave, të cilat e prezantojnë atë
me fëmijët. Kur shohim nga afër në anë të majtë të sfondit, ne kuptojmë se
skena nuk është një ogur i mirë.

 

Në Spanjë, deri në shekullin e 18-të, gratë ekzekutoheshin
për magji. Me ngritjen e Katolicizmit, Inkuizicioni i besoi vetves detyrën e
zhvillimit të luftrave mbi çdo besim jo tradicional. Goya, si një njeri i
Iluminizmit dhe një piktor realist shpesh kritikon autoritetin e Inkuizicionit
në veprat e tij. Në njërën anë, veprat e magjisë së Goya-s mund të dënojnë Inkuzicionin
që, duke vazhduar me ndjekjen e shtrigave të akuzuara, kontribuoi në ngulitjen apo
jetëgjatësinë e këtyre besimeve. Në anën tjetër, sigurisht që Goya dëshironte të
tregonte vetë tmerret e këtyre praktikave të cilat nuk përputheshin më me
revolucionin intelektual të kohëve të tij.

 

Piktura 1: El Tres de Mayo, 1814, Francisco de Goya

 

Piktura 2: Sabati i Shtrigave, 1797-1798, Francisco de
Goya

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-stories-behind-goyas-paintings/

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty