ARTArtsper(PJESA 3): HISTORITË PAS PIKTURAVE TË GOYA-S - Piktori...

(PJESA 3): HISTORITË PAS PIKTURAVE TË GOYA-S – Piktori i Spanjës në rënie – Përgjumja e arsyes prodhon përbindësha

-

Nga REVISTA ARTPSER

 

Pjesa më e madhe e karrierës së Goya-s është relativisht
konvencionale, por nga fundi i jetës, krijmtaria e tij mori një kthesë shumë të
errët. Rreth moshës 70 vjeçare, në moshën 70 vjeçare, Goya u tërhoq në vilën e
tij dhe pikturoi vepra të tmerrshme mbi mure. Aty mund të lexohet dëshpërimi i
një njeriu të dobësuar (ai humbi dëgjimin shumë shpejt pas moshës 50 vjeçare),
i cili ishte nga fundi i jetës së tij. Këto vepra, të quajtura “pinturas
negras” (Piktura të Zeza) reflektojnë gjithashtu një torturë lidhur me situatën
në Spanjë. Në të vërtetë, Goya ishte dëshmitar i suksesionit të luftrave napoleoniane
dhe ndryshimit të qeverive spanjolle. Ai lejoi që pesimizmi i tij të pushtonte
muret e vilës së tij dhe ai shkroi këtë fjali ikonë: “El sueño de la razón
produce monstrous” (përgjumja e arsyes prodhon përbindësha).   

 

Kryevepra e tij “Saturni përpin të birin” është një
shembull i këtyre 14 “Pikturave të Zeza” të prodhuara ndërmjet viteve 1819 dhe
1823. Ky portret i përgjakshëm mbetet gjithashtu një nga veprat më të frikshme
të historisë së artit. Ai është një mishërim i çmendurisë kanibale duke
reflektuar, pa asnjë dyshim, vetë sëmundjen e artistit. Një vepër tjetër nga
kjo seri e pikturave të Goya-s, “Dy pleq duke ngrënë supë”, paraqet dy burra me
pamje të përbindshme. thuhet se kjo seri ka kontribuar në fillimin e Romantizmit.
Në të vërtetë, megjithëse këto piktura kategorizohen si historike, duke qenë se
shumica e tyre janë marrë nga mitet antike, konteksti i tyre i bën ato vepra
Romantike; ato përfaqësojnë ndjenjat personale të një artisti të torturuar, të
munduar.  

 

Piktura 1: Dy pleq duke ngrënë supë, 1823, Francisco de
Goya

 

Piktura 2: Saturni duke përpirë të birin, 1819-23, Francisco
de Goya

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-stories-behind-goyas-paintings/ 

 

Përzgjodhi
dhe përktheu – Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty