Poeme nga Octavio Paz



Ndonjehere poezia eshte vertigo e trupave

Dhe vertigo e te folurit
Dhe vertigo e vdekjes
Ecja me sy te mbyllur
Afer buzes se shkembit
Dhe folja ne kopshtet nenujore
E qeshura qe ulet mbi zjarr
Rregullat dhe urdheresat e shenjta
Prejardhja e fjaleve te hedhura me parashute mbi reren e faqes
Deshperimi qe ulet ne faqe dhe qe kapercen
Per dyzete nete dhe dyzete dite
Detin nate-dhimbje dhe
Shkretetiren dite-dhimbje
Adhurimi i vetes dhe perdhosja e vetes
Dhe haperndarja e vetes
Kokeprerja e epiteteve
Rikuperimi i peremrave te sapoprere ne kopshtin Epicurus, dhe ne kopshtin e Netzahualcoyotl
Solo ne flaut mbi tarracen e kujteses
Dhe vallezimi i flakeve ne shpellen e mendimit
Migrimi i miliona foljeve, kraheve dhe kthetrave
Farave dhe duarve
Emrave, kockave dhe plot me rrenje
Te mbjellura mbi dallget e gjuhes
Dashuria e papare dhe dashuria e padegjuar
Dashuria e pathene dhe dashuria ne dashuri
Farat e rrokjeve
Poeme nga Octavio Paz
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Fotografia, Empress Sakura in action @luarasi.suel
Piktura, Impulse shpirti nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts