Poezia “Akset” - Octavio Paz

Nepermjet ujesjellesish gjaku

Trupi im eshte trupi yt
Ujevare nate
Gjuha ime diellore brenda pyllit tend
Trupi yt nje vazo per te bere buke
Une grure i kuq
Nepermjet ujesjellesish kockash
Une nate
Une uje
Une pylli tmerrues
Une gjuhe
Une trup
Une kocka e diellit
Nepermjet ujesjellesish nate
Ujevare trupash
Nata jote e grurit
Pylli yt ne diell
Uji yt prites
Baseni i kockave te tua
Nepermjet ujesjellesish dielli
Nata jote brenda nates tende
Dielli im brenda diellit tend
Gruri im brenda vazos tende
Pylli yt ne gjuhen time
Nepermjet ujesjellesish trupi
Uje naten
Trupi yt ne trupin tim
Ujevare kockash
Ujevare diejsh
Poezia “Akset”
Octavio Paz
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts