Poezia “Fjalim nga heshtja” - Ted Hughes

Jo syte e tu, por ate cka ato fshehin

Jo lekuren tende, me ate teksture dhe drite
Por ate qe ajo e perdor si kozmetike
Jo hunden tende
Te jete apo te mos jete e bukur
Por cfare spiunon ajo
Jo gojen tende, jo buzet e tua
Jo pershtatshmerite e tyre
Jo gjinjte e tu
Sepse ato jane diversion dhe shtyrje afati
Jo pjeset e tua seksuale
Jo shperblimet e tua te ofruara
Te cilat jane ne natyren e nje luleje
Teknikisht tradhetare
Jo rrjetat e zerit tend
Qendrimit tend
Ritmit tend
Droga jote prej miliona mikro sinjalesh
Por qellimi
Guri jotokesor ne diell
Veshtrimi i fajkoit
Pas mbuleses
Tani i zbutur
Ndaj vete mistifikimit te tij
Dhe prekjes se njerezve
Poezia “Fjalim nga heshtja”
Ted Hughes
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura, Pylli Psiko-idilik nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts