Poezia “Gacela e dashurisë së paparashikuar” - Nga Federico Garcia Lorca

Askush nuk e kuptoi parfumin

E manjolias së terrtë të mitrës tënde
Askush nuk e di që ti ke torturuar
Një kolibër dashurie ndërmjet dhëmbëve të tua
Njëmijë kalushë të vegjël persian ranë në gjumë
Në sheshin me hënë të ballit tënd
Teksa përgjatë netëve të tua unë përqafova
Belin tënd, armikun e borës
Ndërmjet allçisë dhe jaseminit, vështirmi yt
Ishte një degë e zbehtë farash
E MBOLLA NË ZEMRËN TIME PËR TË TË DHËNË TY
LETRAT E FILDISHTA QË THONË “PËRGJITHMONË”
“PËRGJITHMONË”, “PËRGJITHMONË”: KOPËSHT I AGONISË SIME
Trupi yt gjithmonë bishtnues
AI GJAK I VENAVE TË TUA NË GOJËN TIME
GOJA JOTE TASHMË MË E LEHTË NGA VDEKJA IME
Poezia “Gacela e dashurisë së paparashikuar”
Nga Federico Garcia Lorca
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura @luarasi.suel

Comments

Popular Posts