Poezia “Gacela e vdekjes së errët” - Nga Federico Garcia Lorca

DUA TË FLE GJUMIN E MOLLËVE

Dua të largohem nga varrezat e ngarkuara
DUA TË FLE GJUMIN E FËMIJËS
I cili lëngonte për ta çarë zemrën e tij për t’ia hapur detit
Nuk dua që ata të më thonë sërish se si e mban kufoma të gjitha gjakun e saj
Se si goja e kalbëzuar vazhdon të përgjërohet për ujë
Do të doja të mos dëgjoja për torturat e barit
As se si i bën hëna të gjitha punët e saj përpara agimit
Me hundën e saj si gjarpër
Dua të fle për një gjysëmsekondi
Një sekond, një minutë, një shekull
POR DUA QË TË GJITHË TA DINË SE JAM ENDE GJALLË
SE KAM NJË KORITË TË ARTË BRENDA BUZËVE TË MIA
SE JAM MIKU I VOGËL I ERËS SË PERËNDIMIT
SE JAM HIJA E ELEFANTIT MBI VETË VESHËT E MI
Kur të jetë agim thjesht më hidhni një mantel sipër
Sepse e di që agimi do të më hedhë një grusht me milingona
Dhe do të derdhë pak ujë të rëndë mbi këpucët e mia
Që kthetrat e akrepit të agimit të rrëshqasin
Sepse dua të fle gjumin e mollëve
Dhe të mësojë këngën e vajtueshme që do të pastrojë tokën nga unë
SEPSE DUA TË JETOJË ME ATË HIJEN E FËMIJËS
I CILI LËNGONTE PËR TA ÇARË ZEMRËN E TIJ PËR T’IA HAPUR DETIT
Poezia “Gacela e vdekjes së errët”
Nga Federico Garcia Lorca
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura @luarasi.suel

Comments

Popular Posts