Poezia “Lëreni dashurinë të vazhdojë” - Nga Carl Sandburg

Lëreni të vazhdojë

LËRENI DASHURINË E KËSAJ ORE TË DERDHET DERI SA TË JENË DHËNË TË GJITHA PËRGJIGJET
Deri kur të jetë shpenzuar dollari i fundit
Deri kur të ketë rrjedhur gjaku i fundit
KOHA REND ME NJË SËPATË DHE NJË ÇEKIÇ
Koha rrëshqet nëpër korridore me një çelës kalimi dhe një çelës qëndror
DHE KOHA KALON
KOHA FITON
Lëreni dashurinë e kësaj ore të vazhdojë
Lërini të gjitha betimet dhe fëmijët dhe njerëzit e kësaj dashurie të dëlirësohen
Si një gur i larë nën një ujëvarë në diell
KOHA ËSHTË NJË DJALË I RI ME KËMBË FUTBOLLISTI
Koha rend një garë fituese kundër jetës dhe orëve
KOHA TROKET ME NDRYSHK DHE NJOLLA
Lëreni dashurinë të vazhdojë
Poezia “Lëreni dashurinë të vazhdojë”
Nga Carl Sandburg
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Medyshje nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts