POEZIPablo NerudaPoezia ‘Ne bashke’, nga Pablo Neruda

Poezia ‘Ne bashke’, nga Pablo Neruda

-

Sa e paster qe je nen driten e diellit

Apo me renien e nates

Sa triumfuese dhe e pakufishme

Orbita jote e bardhe

Dhe cerdhimi yt me buke

I larte ne atmosfere

Kurora jote me peme te zeza

E dashur

Dhe hunda jote si kafshez e vetmuar

Hunda e nje deleje te eger

Ajo arome hijeje

Dhe prej fluturimi te rrembyeshem, tiranik

Tani, cfare armesh te shkelqyera duart e mia

Sa me vlere tehu i tyre prej kockash

Dhe thonjte e zmabakte

Dhe fytyra ime

Dhe shpirti im me qira

Jane te vendosura ne qender te forcave tokesore

Sa i paster veshtrimi im prej influencash nokturne

Nje renie sysh te erret dhe nevoje te furishme

Statuja ime simetrike me kembe binjake

Ngjitet drejt yjeve te perlotur cdo mengjes

Dhe goja ime e merguar kafshon

Mishin dhe rrushin

Krahet e mia prej burri

Gjoksi im me tatuazhe

Ku zene rrenje floket si krahe kallaji

Fytyra ime e bardhe e bere per thellesite e diellit

Floket e mia te perbera nga rituale

Mineralesh te zeza

Balli im, duke penetruar si nje ere apo nje rruge

Lekura ime e nje djali te rritur

E destinuar per t’u pluguar

Syte e mi me kripe te zjarrte

Te nje bashkimi te shpejte

Gjuha ime e embel mike prej digash dhe anijesh

Dhembet e mi si fytyra e bardhe e ores

Te nje barazie sistematike

Lekura qe ben perpara meje nje zbrazeti e akullt

Dhe prapa meje rrotullohet

Dhe fluturon tek qepallat e mia

Dhe qe terhiqet prapa ne shtysat e mia me te thella

Dhe qe rritet drejt trendafilave ne gishtat e mi

Ne zinxhirin e kockave te mia

Dhe pasurine e kembeve te mia

Dhe ti, si nje muaj yjesh

Si nje puthje e fiksuar

Si nje strukture krahesh

Apo fillimi i vjeshtes

Vajze, mbrojtesja ime, amorozja ime

Drita e ben shtratin pishte qerpikeve te tu

E arte si qe dhe pellumbi i rrumbullaket

Shpesh e ben folene e tij te bardhe tek ti

E bera nga dallge shufrash dhe pincash

Molla jote e furishme e shendetshme

Shtriqet pa limit

Voza dritheruese ku degjon stomaku yt

Duart e tua bija te grurit dhe te qiellit

Sa e ngjashme je me puthjen me te gjate

Shoku i saj te ushqen

Dhe goditja e saj me qymyr te gjalle

Si valevitje flamuri

Rreh ne territorin tend

Dhe duke u ngjitur

Dhe duke u dridhur

Dhe pastaj koka jote prishet ne floke

Dhe forma e tyre si lufte

Rrathet e saj te thare

Papritur kolapsojne ne harqe lineare

Si tehu i shpates apo

Gjurmet e tymit

Poezia ‘Ne bashke’, nga Pablo Neruda

Perzgjodhi dhe perktheu – Enkeleda Suti

Piktura, 1912, Maurice Denis

#art #poetry #pabloneruda #painting #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty