Poezia “Një lamtumirë që ndalon vajtimin” - Nga Adrienne Rich






VORBULLA IME KËRKON

BUZËT E TUA TË NGRIRA
Gjuha ime kthehet dhe më sulmon
Tematika, të shkruara me detyrim
Të zbrazura nga shënimet
Ato më dhanë një ilaç që më ngadalësoi shërimin e plagëve
Dua që ta shohësh këtë përpara se të largohesh:
Përvojën e përsëritjes së vdekjes
Dështimin e kritikave për të gjetur dhimbjen
Posterin në autobuz që thotë:
GJAKDERDHJA IME ËSHTË NËN KONTROLL
Një bimë e kuqe në një varrezë kurora lulesh plastike
Një fjalë e fundit: gjuha është një dialekt e quajtur metaforë
Këto imazhe kalojnë të pashkruara: flokë, akullnaja, drita vezulluese
KUR UNË MENDOJ PËR NJË PEISAZH, UNË PO MENDOJ PËR KOHËN
KUR UNË FLAS SE DUA TË BEJ NJË UDHËTIM E KAM PËRGJITHMONE
Unë mund të thoja: ato male kanë një kuptim
Por më shumë se kaq nuk mund të them
Për të bërë diçka, sipas mënyrës sime
Poezia “Një lamtumirë që ndalon vajtimin”
Nga Adrienne Rich
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Comments

Popular Posts