POEZIErica JongPoezia “Prekja” - Nga Erica Jong

Poezia “Prekja” – Nga Erica Jong

-

SHTËPIA E TRUPIT

ËSHTË NJË ÇIFLIG MADHËSHTOR

I hapur për asgjë

Kurrë për publikun

Por

Për pronarin e shtëpisë

Mbajtësin e çelësit

TRUPI ËSHTË KRAHËHAPUR

SI MALI I ALI BABA-S

Duke vezulluar me ar të butë

Dhe xhevahire të kuqe

Këto nuk mund të vidhen

Apo të shiten për para

ATO VETËM VEZULLOJNË

KUR HAPET MALI

NGA MAGJIA

Apo me miratimin e vet

Trekëndëshi i artë i flokëve

Është plumb i butë

Kristalet e roza kuarc

Të lëkurës

THITHKAT E RUBINTA

VENAT E GJAKUT

QË NOTOJNË NË GJINJ

MBAJTËSI I ÇELËSIT

NJIHET

NGA MËNYRA SE SI MBAN

TRUPIN

AI NJIHET

NGA PREKJA

Prekja është shqisa e parë e zgjimit

Pas vdekjes së vogël të trupit

Në gjumë

Prekja është shqisa e parë

Për të njoftuar foshnjen e kuqe të papërpunuar

Ndaj një bote dhimbjeje

TRUPI ZJARRMON

MBI MALIN E TIJ TË TERRTË

DUKE BËRË SIKUR NUK E DI KËTË

Poezia “Prekja”

Nga Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#ericajong #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty