Piktorët ShqiptarëGazmend LekaPoezia “Pyetje mbi udhetimet” - Nga Elisabeth Bishop

Poezia “Pyetje mbi udhetimet” – Nga Elisabeth Bishop

-

Ketu ka shume ujevara

Perrenjte e dendur

Vershojne me shume shpejtesi drejt detit

Dhe trysnia e kaq shume reve maje maleve

Ben qe ato t’i derdhin anet e tyre me levizje te bute dhe te ngadalte

Duke u kthyer ne ujevara poshte syve tane

Sepse nese ato vija, ato njolla milje te gjata, te shkelqyeshme loti

Nuk jane ende ujevara

Ne nje epoke te shpejte, sic jane epokat ketu

Ndoshta ato do te jene

Por nese rrymat dhe rete vazhdojne te udhetojne

Dhe te udhetojne

Malet duken si byqet e anijeve te permbysura

Varur ne zhul dhe te zhveshura

Mendo per rrugen e gjate per ne shtepi

A mos duhet te kishim qendruar ne shtepi dhe te mendonim nga ketu?

Ku duhet te jemi ne sot?

A eshte e drejte qe te vazhdojme te shohim njerezit e huaj ne nje drame

Ne keto teatro te cuditshem?

Cfare foshnjerie

Qe ndersa kemi frymen e jetes

Ne trupat tane

Ne jemi te vendosur te nxitojme

Per te pare diellin ne krahun tjeter?

Kolibrin e gjelber me te vogel ne bote?

Per te pare disa vepra te pashpjegueshme ne gur

Te pashpjegueshme dhe te papenetrueshme nga cdo shikim

Qe shihen menjehere dhe qe jane gjithnje, gjithnje te shijueshme?

Oh, a mos duhet t’i enderrojme endrrat tona

Dhe gjithashtu, edhe ti kemi ato?

Dhe a kemi ne vend

Edhe per nje perendim tjeter

Ende disi te ngrohte?

Sigurisht qe do te ishte gjynah

Te mos shihnim pemet krahe kesaj rruge

Realisht te ekzagjeruara ne bukurine e tyre

Te mos shihnim gjestet e tyre

Si pantomimiste fisnike, veshur ne roze

Te mos ndalonim per gaz dhe te degjonim

Melodine e trishtuar, dynoteshe

Te nallaneve te deshperuara prej druri

Te cilat kercasin perkedhelshem mbi dyshemene e nje stacioni te mbushur, bere me yndyre

(Ne nje vend tjeter nallanet do te testoheshin

Cdo pale do te kishte te njejten gjuhe)

Sa gjynah qe nuk e degjuam muziken tjeter, me pak primitive

Te zogut te shendoshe kaf

Qe kendon siper tubit te prishur te benzines

Ne nje kishe bambuje baroku jezuit

Tre kulla, pese kryqe prej argjendi

Kontinent, qytet, vend, shoqeri:

Zgjedhja nuk eshte kurre e gjere dhe kurre e lire

Dhe ketu, apo atje

Jo

Ne duhet te kishim qendruar ne shtepi

Kudo qofte ajo

Poezia “Pyetje mbi udhetimet”

Nga Elisabeth Bishop

Perzgjodhi dhe perktheu E. Suti

Piktura, Gazmend Leka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty