Poezia “Rraketa” - George Seferis

Nuk eshte as deti

Dhe as bota
Kjo drite blu
Nen gishterinjte tane
Nen qepalla
Njemije antena
Marramendshem perpiqen
Te gjejne qiellin
Karafili i kuq
Vetem ne vazon e luleve
Kur une te shkruaja
Ai qendronte perpara meje si dashuria
Ishte nje dre
I verdhe si sulfur
Dhe ishte nje kulle
E bere prej ari
Pese korba
Numeronin vitet e tyre
Ata grindeshin dhe shperndaheshin
Si nje pentagram
Floket e se dashures
Te bardhesuara nga zambaket
Dhe trupi i saj i dashur
Une shkrova libra
Une nuk mund te jetoj
Vetem me pallonj
As nuk mund te udhetoj
Pergjithmone ne syte e sirenes
Poezia “Rraketa”
George Seferis
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @luarasi.suel

Comments

Popular Posts