Poezia “Soneti i ngashërimit të ëmbël” - Nga Federico Garcia Lorca

Mos më lër kurrë që të humbasë MAGJINË

E SYVE TË TU SI TË STATUJAVE apo SHENJËN
E TRËNDAFILIT VETMITAR TË FRYMËS TËNDE
MBI FAQEN TIME natën
Kam frikë të jem, mbi këtë breg
Një trung pa krahë, dhe ajo që pendohem më shumë
Është të mos kem asnjë lule, mish apo argjilë
Për krimbin e dëshpërimit tim
Nëse ti je thesari im i fshehur
Nëse ti je kryqi im, dhimbja ime e lagësht
Nëse jam një qen, dhe vetëm ti je padroni im
Më më lër kurrë që të humbas atë që kam fituar
DHE TË ADHUROJ DEGËT E LUMIT TËND
ME GJETHET E VJESHTËS SIME TË IKUR
Poezia “Soneti i ngashërimit të ëmbël”
Nga Federico Garcia Lorca
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura @luarasi.suel

Comments

Popular Posts