Secili në xhepin më të fshehur mbante - Nga Pablo Neruda

Secili në xhepin më të fshehur mbante

Xhevahirët e humbur të kujtesës,
Dashurinë e madhe, netët sekrete dhe puthjet e përhershme,
Fragmentet e lumturisë private dhe publike.
Të paktët, ujqërit, mblidhnin kofsha,
Burra të tjerë dashuronin kruajtjen në agim
Xhirot në male apo fushat e akullit, lokomotivat, numrat.
PËR MUA LUMTURIA ISHTE NDARJA E KËNGËS,
LËVDIMI, MALLKIMI, VAJTIMI ME NJËMIJË SY.
Kërkoj të falur për sjelljen time të keqe:
JETA IME NUK KISHTE ASNJË DOBI MBI TOKË.
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Duke garuar me feminine nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts