POEZIRobert DesnosSikur vetëm ta dije nga Robert Desnos

Sikur vetëm ta dije nga Robert Desnos

-

Larg prej meje dhe si yjet, deti dhe të gjitha kurthet e mitit poetik,

Larg prej meje, por këtu çdo gjë është njësoj pa e ditur ti,

Larg prej meje, madje edhe më e heshtur sepse unë të imagjinoj të pafundme.

Larg prej meje, mirazhi im i dashur dhe ëndrra e përjetshme, që ti nuk mund ta dish.

Sikur vetëm ta dije.

Larg prej meje, madje edhe më larg nga të qenit e pavetëdijshme dhe ende e pavetëdijshme.

Larg prej meje sepse padyshim që ti nuk më do mua apo, që është e njëjta gjë, që dyshoj

se më do.

Larg prej meje sepse me vetëdije ti i injoron dëshirat e mia pasionante.

Larg prej meje sepse ti je mizore.

Sikur vetëm ta dije.

Larg prej meje, e gëzueshme si një lule që vallëzon në lum në majën e rrymës së tij ujore,

E trishtuar si ora shtatë pasdite në një shtrat kërpurdhash.

Larg prej meje, megjithatë e heshtur në praninë time dhe ende e gëzueshme si një orë formë lejleku që bie nga lartësia.

Larg prej meje në çastin kur natyra këndon, në çastin kur deti i heshtur dhe i zhurmshëm shtriqet mbi jastëkun e tij të bardhë.

Sikur vetëm ta dije.

Sikur vetëm ta dije nga Robert Desnos

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Skulptura, Dashuria e pavdekshme, Daniel Chester

#art #poetry #robertdesnos #enkeledasuti #sculpture #danielchesterfrenchstatues

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty