SONETI VIII: NËSE SYTË E TU NUK DO TË ISHIN NGJYRA E HËNËS - Nga Pablo Neruda

NËSE SYTË E TU NUK DO TË ISHIN NGJYRA E HËNËS,

Të një ditë të mbushur me baltë, me punë dhe me zjarr,
Nëse madje edhe e palëvizur ti të mos lëvizje me hijeshinë e zhdërvjellët si ajri,
Nëse nuk do të ishe një javë e qelibartë,
Jo çasti i verdhë
Kur vjeshta kacavirret nëpër vena;
Nëse ti nuk do të ishe ajo buka që hëna erëmirë
Trazon, duke spërkatur pluhurin e saj nëpër qiell,
OH, MË E DASHURA IME, NUK DO TË TË MUND TË DOJA KAQ SHUMË!
POR KUR TË MBAJ TY, MBAJ GJITHÇKA QË ËSHTË
RËRË, KOHË, PEMËN E SHIUT,
Çdo gjë është e gjallë, që unë të jem i gjallë:
Pa pëvizur mund t’i shikoj të gjitha:
TEK JETA JOTE SHIKOJ GJITHÇKA QË JETON.
SONETI VIII: NËSE SYTË E TU NUK DO TË ISHIN NGJYRA E HËNËS
Nga Pablo Neruda
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura, Streha diellore nga mjeshtri @helidonhaliti

Comments

Popular Posts