Tani mund të më lënë të qetë - Nga Pablo Neruda

Tani mund të më lënë të qetë.

Tani janë mësuar me mungesën time. Do t’i mbyll sytë. Dua vetëm pesë gjëra, Pesë rrënjë të zgjedhura. E para, dua një dashuri të pafundme. E dyta, dua të shikoj vjeshtën. Unë nuk mund të ekzistoj pa gjethet Që fluturojnë dhe bien përtokë. E treta, dua dimrin solemn, Dua shiun, përkëdheljet e Zjarrit në të ftohtin e ashpër. E katërta, dua verën. Kumbullën si shalqi. Dhe e pesta, dua sytë e tu, Matilde, e dashura ime, Nuk mund të fle pa sytë e tu, Nuk mund të ekzistoj pa vështrimin tënd, Shkrihem me pranverën Që ti të më ndjekësh me sy. Kjo, miq, është gjithçka ç’ka dua. Që vjen pas asgjësë, dhe që është shumë afër gjithçkasë. Tani, ata le të ikin nëse dëshirojnë. Kam jetuar kaq shumë, saqë një ditë Atyre do t’u duhet të më harrojnë përdhunshëm, Duke me fshirë nga tabela me shkumës, me fshirëse. Zemra ime ka qenë e pashtershme. Por duke qenë se, unë kërkoj heshtje, Mos mendoni se po vdes. E kundërat është krejt e vërteta; Ja që do të jetoj! Të jem, dhe të vazhdoj të jem. Megjithatë, nuk do të jem, nëse brenda meje, Të mbjellat nuk do të vazhdojnë të çelin, Në fillim filizat, të cilat çajnë tokën Për të arritur dritën; Por nëna tokë është e errët, Dhe, thellë brenda meje, unë i errët jam. Dhe unë jam një digë me ujë nga e cila Nata lë pas yjet Dhe vazhdon të rrjedhë përgjatë fushave. Duke qenë se, kam jetuar kaq shumë Kjo është arsyeja përse dua të jetoj edhe pak më shumë. Nuk e kam dëgjuar kurrë kaq pastër zërin tim, S’kam qenë kurrë kaq i pasur në puthje. Tani, si gjithmonë, është herët. Drita është një gëlim bletësh. Lërmëni vetëm me ditën. Lërmëni të lind. Nga Pablo Neruda, poema të zgjedhura Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti Piktura nga mjeshtri @helidonhaliti #poetry #pabloneruda #helidonhaliti #painting #enkeledasuti

Comments

Popular Posts