Trupi i një gruaje, kodrina të bardha, kofshë të bardhë - Nga Pablo Neruda




Trupi i një gruaje, kodrina të bardha, kofshë të bardhë,

Ti dukesh si një botë, e shtrirë, dorëzuar.
Trupi im i ashpër prej fshatari gërmon në ti
Dhe e bën djalin që të kërcej nga thellësitë e tokës.
Isha i vetmuar si një tunel. Zogjtë fluturonin nëpër mua,
Duke më përmbytur me pushtimin e tyre shtypës
Që të vet mbijetoj të përpunova sikur të ishe një armë.
Si një shigjetë për harkun tij, si një gur në hoben time.
Por ora e hakëmarrjes ka rënë, dhe unë të dua.
Trup lëkure, myshku, etjeje dhe qumshti.
Oh Kupat e gjoksit! Oh sytë e mungesës!
Oh zëri yt, i ngadaltë dhe i trishtuar!
Trupi i gruas sime, do të ngulmoj mbi hijeshinë tënde.
Etja ime, dëshira e kockave të mia, rruga ime që ndryshon!
Shtretër të errët lumi ku kalojnë rrjedhjet e etjes së përjetshme
Që pasohen nga dorëzimi i ëmbël, dhe dhimbja e pafundme.
Nga Pablo Neruda
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Piktura nga @xhenetakadillari

Comments

Popular Posts