A po fle zemra ime?
A kanë ndalur së punuari
Kosheret e bletëve të ëndrrave të mia?
Rrota e mendjes sime është tharë
Kupa është zbrazur
Vetëm hije brenda?
Jo, zemra ime nuk po fle.
Është e zgjuar, plotësisht e zgjuar.
Nuk po fle, nuk po ëndërron
Sytë e saj janë plotësisht të hapur
Duke parë sinjalet e largëta, duke dëgjuar
Skajet e heshtjes vigane.
Nga Antonio Machado
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti