POEZIKahlil GibranFragmente nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran

Fragmente nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran

-

Shpirti im është miku im që më ngushëllon në mjerimin dhe fatkeqësitë e jetës. Ai që nuk bëhet mik me shpirtin e tij është një armik i njerëzimit, dhe ai që nuk gjen udhëheqje njerëzore brenda vetvetes do të kalbet në dëshpërim. Jeta buron nga brenda, dhe jo nga rrethinat.

UNË KAM ARDHUR PËR TË THËNË NJË FJALË DHE DO TA THEM ATË TANI. Por nëse vdekja e parandalon shqiptimin e saj, ajo do të thuhet nesër, sepse e nesërmja nuk lë kurë një sekret në librin e përjetësisë.

Unë kam ardhur për të jetuar në lavdinë dhe dritën e bukurisë, të cilat janë reflektimet e Zotit. Unë jam duke jetuar këtu, dhe njerëzit nuk janë në gjendje që të më dëbojnë nga jeta sepse ata e dinë që unë do të jetoj në vdekje. Nëse do të mi nxjerrin sytë unë do të dëgjoj murmurimat e dashurisë dhe këngës së bukurisë.

Nëse do të mi mbyllin sytë unë do të shijoj prekjen e flladit të përzier me temjanin e dashurisë dhe aromën bukurisë.

Nëse do të më vendosin në zbrazëti, unë do të jetoj së bashku me shpirtin tim, fëmijët e dashurisë dhe bukurisë.

Unë kam ardhur këtu për të qenë me të gjithë dhe për të gjithë, dhe ajo që unë bëj sot në vetminë time do të jehojë nga e nesërmja tek njerëzit.

ATË QE E THEM TANI ME NJË ZEMËR NESËR DO TË THUHET ME SHUMË ZEMRA.

Fragmente nga “Zëri i poetit” nga Kahlil Gibran

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#kahlilgibran #agostinoarrivabene #art #poetry #painting #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty