POEZIKahlil GibranKënga e dashurisë XXIV nga Kahlil Gibran

Kënga e dashurisë XXIV nga Kahlil Gibran

-

Unë jam sytë e të dashuruarit dhe shpirti i

Verës, dhe zemra e çerdhimeve

Unë jam një trëndafil. Zemra ime hapet në agim dhe

Virgjëresha më puth dhe më vendos

Mbi gjoks

Unë jam shtëpia e fatit të vërtetë, dhe

Origjina e kënaqësisë, dhe fillimi i

Paqes dhe i qetësisë. Unë jam buzëqeshja e

Ëmbël mbi buzët e bukurisë. Kur rinia

Më pushton ajo i harron mundimet e saj, dhe e

Gjithë jeta e saj kthehet në realitetin e ëndrrave të ëmbla

Unë jam ngazëllimi i poetit

Dhe zbulimi i artistit

Dhe frymëzimi i muzikantit

Unë jam një faltore e shenjtë në zemrën e

Fëmijës, të adhuruar nga një nënë mëshirëplotë

Unë shfaqem tek e qara e një zemre; unë i shmangem një kërkese

Plotësia ime ndjek dëshirat e zemrës

Ajo shmang ankesat e zbrazëta të zërit

Unë iu shfaqa Adamit nëpërmjet Evës

Dhe mërgimi ishte ngastra e tij

Megjithatë, unë iu shfaqa Solomonit, dhe

Ai mori mënçuri nga parania ime

Unë i buzëqesha Helës dhe ajo shkatërroi Tarwada-n

Megjithatë, unë kurorëzona Kleopatrën dhe paqja mbizotëroi

Luginën e Nilit

Unë jam si epokat – duke ndërtuar sot

Dhe duke shkatërruar nesër

Unë jam si një Perëndi, që krijon dhe shkatërron

Unë jam më e ëmbël sesa pëshpërima e vjollcës

Unë jam më e dhunshme se sa stuhia e egërsuar

Vetëm dhuratat nuk më ngazëllejnë

Nisja nuk më shkurajon

Varfëria nuk më ndjek

Xhelozia nuk e provon vetëdijen time

Çmënduria nuk është fakt i pranisë sime

Oh kërkues, unë jam e vërteta, lutja e vërtetë

Dhe e vërteta juaj në kërkimin dhe marrjen

Dhe mbrojtjen time

Do të përcaktojë sjelljen time

Kënga e dashurisë XXIV nga Kahlil Gibran

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

@aykutmaykut #art #poetry #kahlilgibran #photography #enkeledasuti #digitalart #surrealism

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty