POEZIKahlil GibranKënga e fatit VI nga Kahlil Gibran

Kënga e fatit VI nga Kahlil Gibran

-

Njeriu dhe unë jemi të dashur

Ai digjet për mua dhe unë lëngoj për të

Por mjerisht! Ndërmjet nesh është shfaqur

Një rivale që na sjell mjerim

Ajo është mizore dhe kërkuese

Joshje e zbrazët poseduese

Emri i saj është Substanca

Ajo më ndjek kudo që shkoj

Dhe shikon si një rojtare, duke i sjellë

Shqetësim të dashurit tim

E kërkoj të dashurin tim në pyll

Nën pemë, afër liqeneve

Nuk mund ta gjej, sepse Substanca

E ka mbushur me zellin e qytetit të zhurmshëm

Që e ka vendosur në fronin e

Pasurive dridhëruese, prej metalesh

Unë e thërras me zërin e

Dijes dhe këngën e Mënçurisë

Ai nuk dëgjon, sepse Substanca

E ka joshur në kullën e kështjellës

Së egoizmit, ku gërmon kopracia

Unë e kërkoj në fushën e Kënaqësisë

Por unë jam vetëm, sepse rivali im e ka

Burgosur atë në shpellën e grykësisë

Dhe të makutërisë, dhe e ka kyçur atje

Me zinxhirë të dhimbshëm të artë

Unë e thërras atë në agim, kur buzëqesh Natyra

Por ai nuk dëgjon, sepse tepria ka

Shtrirë sytë e tij të droguar me dremitje të sëmurë

Unë e gënjej në mbrëmje, kur mbretëron Heshtja

Dhe lulet flenë. Por ai nuk përgjigjet

Sepse frika e tij se çfarë do të sjellë e nesërmja

Ia hijëzon mendimet

Ai digjet për të më dashur mua

Ai më kërkon në këto veprime. Por ai

Nuk do të më gjejë veçse në veprimet e Zotit

Ai më kërkon në ngrehinat e lavdisë së tij

Që i ka ndërtuar me kockat e të tjerave

Ai më pëshpërit nga midis

Grumbujve të arit dhe të argjendit

Por ai do të më gjejë vetëm duke ardhur

Tek shtëpia e thjeshtësisë që Zoti e ka ndërtuar

Në buzë të rrymës së dashurisë

Ai dëshiron që të më puthë përpara arkave të tij

Por buzët e tij nuk do t’i prekin kurrë buzët e mia përveçse

Në pasurinë e flladit të pastër

Ai më kërkon që të ndajë me të

Pasuinë e tij të hatashme, por unë nuk do ta ngatërroj atë me

Pasurinë e Zotit

UNË NUK DO TA ZHVESH MANTELIN TIM TË BUKURISË

Ai kërkon mashtrimin si mjet; unë kërkoj vetëm

Rrugët e zemrës

Ai e mavijos zemrën e tij në qelizën e tij të ngushtë

Unë do ta pasuroja zemrën e tij me të gjithë dashurinë time

I dashuri im ka mësuar se si të vikasë dhe

Të qajë për armiken time, Substancën;

Unë do ta mësoja se si të derdhë lotë dashurie

Dhe mëshire nga sytë e shpirtit të tij

Për të gjitha gjërat

Dhe të shqiptojë psherëtima kënaqaësie nga

Ato lot

Njeriu është i dashuri im

Unë dua që t’i përkas atij

Kënga e fatit VI nga Kahlil Gibran

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Skulptura, Ganimede duke ofruar kupen, 1820, Bertel Thorvaldsen

#art #poetry #kahlilgibran #enkeledasuti #sculpture #berthelthorvaldsen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty