POEZIKahlil GibranKënga e shpirtit XXII nga Kahlil Gibran

Kënga e shpirtit XXII nga Kahlil Gibran

-

Në thellësinë e shpirtit tim është

Një këngë pa fjalë – një këngë që jeton

Në farën e zemrës sime

Ajo refuzon që të shkrihet me bojën mbi

Pergamenë; ajo e gllabëron dashurinë time

Në një mantel transparent dhe rrjedh

Por jo mbi buzët e mia

Si mund ta psherëtijë unë atë? Kam frikë se

Ajo mund të shkrihet me eterin tokësor

Kujt t’ia këndoj? Ajo gërmon

Në shtëpinë e shpirtit tim, nga frika e

Veshëve të pashpirt

Kur shikoj në sytë e mi të brendshëm

Unë shikoj hijen e hijes së saj

Kur prek majat e gishtërinjve të mi

Ndjej vibracionet e saj

Veprat e duarve të mia e vënë re

Praninë e saj duke qenë se një liqen duhet të reflektojë

Yjet e tij vezullues; lotët e mi

E tregojnë atë, si pikat e shkëlqyera të vesës

Tregojnë sekretin e trëndafilit të vyshkur

Është një këngë e kompozuar nga kënaqësia

Dhe e botuar nga heshtja

Dhe e shmangur nga britma

Dhe e palosur nga e vërteta

Dhe e përsëritur nga ëndrrat

Dhe e kuptuar nga dashuria

Dhe e fshehur nga zgjimi

Dhe e kënduar nga shpirti

Është kënga e dashurisë

Çfarë Kaini apo Esau mund ta këndojë atë?

Ai ka më shumë aroma se jasemini

Çfarë zëri mund ta skllavërojë atë?

Ajo është e lidhur me zemrën, si sekreti i një virgjëreshe

Çfarë harku muzikor mund ta dridhërojë atë?

Kush guxon që ta bashkojë hungërimën e detit

Dhe këngën e bilbilit?

Kush guxon të krahasojë vikamën e stuhisë

Me psherëtimën e një foshnjeje?

Kush goxon të flasë me zë të lartë fjalët

Që duhet t’i flasë vetëm zemra?

Cili njeri guxon të këndojë me zë

Këngën e Zotit?

Kënga e shpirtit XXII nga Kahlil Gibran

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#art #poetry #kahlilgibran #enkeledasuti #lenhoward

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty