(PJESA 1): 5 MITET GREKE QË DUHET TË NJIHNI NGA HISTORIA E ARTIT - Afërdita (Venera) duke dalë nga oqeani

Nga REVISTA ARTSPER

 

Mitologjia greke ka qenë një influencë afatgjatë për artistët nëpër glob, nga skulptorët e Antikitetit deri tek piktorët bashkëkohorë. Historitë e saj komplekse dhe të ndërthurura e kanë kthyer atë në një burim frymëzimi dhe pavarësisht kalimit të kohës që prej ngjizjes së tyre, ato janë ende dominuese edhe sot.

 

Venera duke dalë nga oqeani, apo ‘Venus Anadyomene,’ është një përfaqësim i zakonshëm i Afërditës në artin mitologjik grek. Sipas mitologjisë greke, Afërdita (ekuivalenti grek i Venerës) lindi nga deti në Qipro, i cili e mbajti atë të dëlirë dhe të virgjër. Venus Anadyomene ka qenë një subjekt i famshëm në Antikitet, përpara ri-popullarizimit të saj nga artistët gjatë Rilindjes dhe lëvizjeve të mëvonshme të artit si Rokokoja dhe Baroku. Ndonëse në stilet e hershme ajo zakonisht tregohej me trupin e saj pjesërisht të mbuluar, si në Lindjen e famshme të Venerës së Botticelli-t, paraqitjet e mëvonshme për patronët meshkuj të shekullit të 19-të preferonin poza më të guximshme nudo.

 

Piktura: Lindja e Venerës, 1445-1510, Sandro Botticelli

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-greek-myths-you-should-know-for-your-art-history-class/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

Comments

Popular Posts