(PJESA 3): 5 MITET GREKE QË DUHET TË NJIHNI NGA HISTORIA E ARTIT - Kutia Pandorës

Nga REVISTA ARTSPER

 

Kutia Pandorës është një përrallë nga mitologjia greke që çoi në krijimin e proverbit “hapja e  kutisë së Pandoras.” Pandora, një grua me bukuri marramendëse e krijuar nga perënditë, u dërgua në një tokë idilike për të jetuar si vdekatare. Sipas parrallës, Zeusi i dha Pandoras një kuti të cilën e udhëzoi të mos e hapte kurrë. Megjithatë, një viktimë e kuriozitetit të saj, Pandora e zhgënjeu Zeusin duke e hapur kutinë. Duke vepruar kështu, ajo çliroi të gjitha të këqiat të cilat do të përndiqnin njerëzimin përgjithmonë. Një simbol i së ashtuquajturës pushteti “shkatërrues” i gruas, historia e Kutisë së Pandoras u bë e famshme me artistët e mes-shekullit të 19-të. Pandora e Dante Gabriel Rossetti është një nga veprat e shumta që artistët kanë prodhuar për këtë subjekt.

 

Piktura: Pandora, 1871, Dante Gabriel Rossetti

 

Burimi:  https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-greek-myths-you-should-know-for-your-art-history-class/

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

Comments

Popular Posts