Teksa era mban ngadalë hirin tim
Rilindur ngadalë nga oqeani yt i qetësisë
Unë besoj sërish se çasti më mban
Pa një britmë
Pa një gjest
Sërish unë jam diamanti
I rrezatimit të padepërtueshëm të natës
Ngadalë EKZISTENCA IME FLUTURAKE
BËN FOLE NË DASHURINË E PËRJETSHME
Ngadalë koha me mëshirën e saj të pafundme
Më kthen në një fantazmë anonime
Poezia “Fantazmë anonime”
Alejandro Jodorowsky
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Imazhi via @carloslin.flores