POEZIErica JongPoezia “Gjumi” - Nga Erica Jong

Poezia “Gjumi” – Nga Erica Jong

-

Duhet te shkoj te fle

Kur shtrati me rremben si nje dashnor

Duke me mbeshtjelle gjymtyret

Me lino te fresket

Duke qetesuar brengosjen

E syrit qe veshtron

Si sy Ciklopi

Ne nje balle me brazda

Por une zgjohem

Gjithmone pa deshirshem

Duke fshire therrimet e endrrave

Nga kapaket e syve te mi

Duke ecur anash nen uje

Si nje gaforre

Duke derdhur kafe

Duke e perplasur filxhanin mbi dysheme

Ku ajo therrmohet

Ne nje lum te balte

Ndaj vazhdimit tim

“Mut, mut, mut”

Por sikur vdekja

Te jete vetem harresa

Per t’u zgjuar ne mengjes

Nje enderr

Qe vazhdon

Ne korridore te tjera

Ne dhoma te tjera

Mbeshtjelle me mendafsh tjeter

Librari me libra te pashkruar

Faqet kaleidoskopike te te cilave

Mund te lexohen vetem

Nga syri pineal

Muzike qe mund te degjohet

Vetem nga shqisa e shtate

Apo e tete apo e nente

Deri kur ne te zoterojme

Nje pafundesi shqisash

Ku asnjera nuk varet nga mishi?

Po sikur dashuria jone per gjumin

Te jete vetem parashija

E bekimit qe na pret

Kur te mos na duhet per t’u zgjuar serish?

Cfare na frikeson kaq shume nga renia?

Ta hedhesh trupin dhe te fluturosh

Duhet te jete po aq natyrale

Sa perhumbja ne nje enderr

Por ne jemi insomaniak

Qe bejme gezuar mbi carcafe te lagur

Varur mbi dhimbjen tone te nderlikuar

Ndersa Zoti

Me buzeqeshjen e tij te embel

Mona Liza

Kendon ninulla

Te cilat veshet e te gjalleve

Nuk mund t’i degjojne

Poezia “Gjumi”

Nga Erica Jong

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

Fotografia #cameronbloom #cameronbloomphotography

#poetry #ericajong #enkeledasuti #beauty #love #art

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty