Poezia “Gruaja e munguar” - Alejandro Jodorowsky

Në një vend të injoruar prej meje

Një ditë ti mund të kthehesh
ATËHERË UNË DO TË DËGJOJ ZËRIN TËND
DHE DO TË QAJË SI NJË FËMIJË
Që ngjitet tek muret e braktisura të shtëpisë
Grua, dikur ti më shoqëroje
Tani është vdekja
Ti më the:
“REALITETI ENDET MES SYVE TANË”
Ata bishtalecë të gjatë mbledhur rreth trupit tënd
Për të fjetur afër meje si një gur i hapur
ISHTE SUBSTANCA JOTE, LËKURA
KU MBYTESHIN DUART E MIA
Unë po ecja pas gishtërinjve të mi
Kthyer në një zgjim
VETËDIJA JOTE SI NJË YLL
MA DOGJI MASKËN
Në kornizën e zbrazët të fytyrës sime
Bëra një fole natën
Më pas në qendër u ngrit
DRITA E SHPIRTIT TËND KTHYER NË SY
Poezia “Gruaja e munguar”
Alejandro Jodorowsky
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Imazhi via @carloslin.flores

Comments

Popular Posts