Mos i kerkoni femijeve tuaj
Te luftojne per nje jete te jashtezakonshme
Nje lufte e tille mund te duket e admirueshme
Por ajo eshte rruga drejt idiotllekut
Ne vend te kesaj ndihmojini ata te gjejne mrekulline
Dhe magjepsjen me nje jete te zakonshme
Tregojini atyre gezimin e shijimit
Te domateve, molleve, dhe dardheve
Tregojini se si te qajne
Kur vdesin kafshet dhe njerezit
Tregojini kenaqesine e pafundme
Ne prekjen e nje dore
Beni qe e zakonshmja te marre jete per ta
E jashtezakonshmja do te kujdeset vete per veten
Poezia “Mos u kerkoni femijeve tuaj te luftojne”
Nga William Martin
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti
Via @folklorepoetry_apoemfortheday
Fotografia #cameronbloom #cameronbloomphotography