POEZIKahlil GibranThirrja e një të dashuruari XXVII nga Kahlil...

Thirrja e një të dashuruari XXVII nga Kahlil Gibran

-

Ku je, e dashura ime? A je në atë Parajsë

Të vogël, duke ujitur lulet që shikojnë përmbi ty

Siç bëjnë foshnjet mbi gjoksin e nënës së tyre?

Apo mos je në dhomën tënde ku faltorja e

Virtytit është vendosur në nderin tënd, dhe mbi të cilin

Ti ofron zemrën dhe shpirtin tënd si sakrificë?

Apo mes librave, duke kërkuar dijen njerëzore,

Ndonëse ti je e ngopur me mençuri parajsërore?

Oh shoqëruese e shpirtit tim, ku je? A mos po

Luan në tempull? Apo po thërret Natyrën në

Fushë, parajsë e ëndrrave të tua?

A mos je në kasollet e të vobektëve, duke ngushëlluar të

Zemërthyerit me ëmbëlsinë e shpirtit tënd, dhe

Duke mbushur duart e tyre me bollëkun tënd?

Ti je shpirti i Zotit kudo

Ti je më e fortë sesa epokat

A të kujtohet dita kur u takuam, kur aureola e

Shpirtit tënd na rrethoi, dhe Ëngjejt e Dashurisë

Pluskonin, duke i kënduar krenarisë së veprave të shpirtit?

A të kujtohet kur u ulëm në hijen e

Degëve, duke u strehuar nga Njerëzimi, teksa brinjët

Mbronin sekretin hyjnor të zemrës nga lëndimi?

A të kujtohen gjurmët dhe pylli ku ecëm, me duart

E bashkuara, dhe kokat tona përkulur drejt njëra-tjetrës, sikur

Po fshiheshim nga vetvetja?

Kujto orën kur të thashë lamtumirë

Dhe puthjen detare që derdhe mbi buzët e mia?

Ajo puthje më mësoi se bashkimi i buzëve në Dashuri

Tregon sekrete parajsërore të cilat gjuha nuk mund t’i shqiptojë

Ajo puthje ishte hyrja në një psherëtimë të madhe

Si fryma e Mëshirëplotit që e ktheu tokën në njeri

Ajo psherëtimë më çoi tek bota shpirtërore

Duke shpallur lavdinë e shpirtit tim, dhe atje

Ajo do të përjetësohet deri kur të takohemi sërish

Më kujtohet kur më puthe dhe më puthe

Loti duke u rrokullisur në faqet e tua, dhe më the

“Trupat tokësor shpesh duhet të ndahen për qëllime tokësore

Dhe duhet të jetojnë të ndarë, të shtyrë nga qëllime tokësore

“Por shpirti mbetet i bashkuar në mënyrë të sigurt në duart e

Dashurisë, deri sa vdekja të vijë dhe t’i marrë shpirtrat tanë të bashkuar tek Zoti

“Shko, e dashura ime; Dashuria të ka zgjedhur si delegaten e saj

Mbi të, sepse ajo është e Bukura që i ofron ndjekësve të saj

Kupën e ëmbëlsisë së jetës

Sa për krahët e mi të zbrazët, dashuria jote do të mbetet

Kujtimi yt, dasma ime e Përjetshme

Ku je tani, imja vete tjetër? A je zgjuar në

Heshtjen e natës? Lërë flladin e qashtër që të të sjellë

Ty çdo rrahje dhe dashuri të zemrës sime

A po e ledhaton fytyrën time në kujtimin tënd? Ai nuk është

Më imazhi im, sepse Dhimbja e ka hedhur

Hijen e saj mbi fytyrën time të lumtur të së shkuarës

Lotët i kanë tharë sytë e mi që reflektonin bukurinë tënde

Dhe mi kanë tharë buzët që ti i ëmbëlsoje me puthje

Ku je, e dashura ime? A i dëgjon vajtimet e mia

Nga përtej oqeanit? A e kupton nevojën time?

A e njeh ti madhështinë e durimit tim?

A ka ndonjë shpirt tjetër në ajër i aftë që të të sjellë

Ty frymën e kësaj rinie që po vdes? A ka ndonjë

Komunikim sekret ndërmjet ëngjëjve që do të ta sjellin ty rënkimin tim?

Ku je ylli im i bukur? Errësira e jetës

Është derdhur mbi gjoksin tim; dhimbja më ka pushtuar

Lundroje buzëqeshjen tënde në ajër; ajo do të arrijë tek unë dhe do të më gjallërojë

Frymoje aromën tënde në ajër; ajo do të më mbajë

Ku je e dashura ime ?

Oh, sa e madhërishme që është Dashuria

Dhe sa i vogël që jam unë

Thirrja e një të dashuruari XXVII nga Kahlil Gibran

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

Piktura, Kofshe kozmike mbi pelhure me lule, nga @tuna.brush

#kahlilgibran #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty