Posts

Showing posts with the label E BUKURA

Hyjnorja nuk flet me logjike. Ajo flet me energji, rrenqethet ne ere.

Edukimi artistik nuk synon edukimin estetik; qellimi eshte me shume te shkoqise misterin e estetikes ne menyre qe pedagogu dhe personi qe po edukohet te mund te takohen me krijimin dhe perfshirjen qe perjetojne kur hulumtojne artin.

Fjala “estetike” rrjedh nga greqishtja aisthesis, qe do te thote ndjeshmeri, duke iu referuar marredhenies konkrete trupore te njeriut me boten.

Bukuria eshte kerkimi i shperbleses. Mbi te gjitha, e bukura eshte nje koncept qe ngre pyetje, te tilla si: c’eshte e mire dhe c’eshte e vertete.

Herakliti: ne gjume, secili nga ne ka nje bote per vete, dhe shume nga ne perpiqen te flene edhe kur jane zgjuar.

Statusi i vecante i bukurise

Te dish do te thote te zoterosh nje aftesi. Zotesia per te dalluar disa forma dhe kompozime themelore nga kaosi do te thote edhe aftesi per te krijuar gjendje te organizuara qe jane te ngjashme me keto forma dhe kompozime.

Bukuria per ne eshte kategori me vete, perderisa eshte pikepamja me e afert dhe me e fuqishme e mases se duhur.

Per te kuptuar artin e bukurise ne, ashtu si greket, duhet te mendojme se bukuria dhe e mira jane e njejta gje.

Bukuria eshte universale; eshte masa e masave dhe masa e te gjithave.

Bukuria dhe jeta

E bukura eshte ndjesia e kenaqesise ne mendjen e shikuesit. - Robert Henri