Posts

Showing posts with the label FASHION

Te gjitha aromat jane nje perzierje e tre toneve. Baza, zemra dhe maja. Maja, mendoj une se eshte e tashmja. Eshte kalimtare. Eshte ketu, dhe pastaj nuk eshte me. Zemra...zemra eshte thelbi i nje arome.

Aroma eshte nje ndjesi, tek njerezit, qe eshte me shume e lidhur me kujtesen. Intimitet, njheresh i meparshem dhe ai aktual.

Une jam e dashuruar me kedo qe kam takuar ndonjehere ne nje menyre apo ne nje tjeter. Une jam nje qenie njerezore e cmendur, nje shkaterrim qe s’mund ta heqesh qafe. - Edie Sedgwick

Do te doja te ndizja boten vetem per nje cast. Vetem per nje cast. - Edie Sedgwick

Duhet te ve me shume vathe. Ve bast qe dikush mund te me analizoje vetem nga sa shume vathe ve. - Edie Sedgwick

Do te ishte sikur do te isha duke zbritur nga mijera dhe mijera shkalle mermeri te bardhe...dhe asgje vecse nje qiell shume shume blu, shume blu...dhe do te duhet t’i zbrisja ato pergjithmone. Nuk kam menduar kurre qe te ngjitem. A mendoni se kjo do te thote dicka? - Edie Sedgwick

Vetem pak vize syve dhe buze te kuqe eshte magjepsese. - Monica Bellucci

Une besoj tek enderra. Mendoj se, ne jetojme vetem nepermjet enderrave dhe imagjinates sone. Ato jane i vetmi realitet qe ne njohim me te vertete. Por ne nje pike duhet te heqim dore. Kam degjuar dikur, dike te thote: ’Une do te vdes shume i ri. Sa i ri? Nuk e di! Ndoshta 70! Ndoshta 80! Ndoshta 90! Por do te jem shume i ri. – Diana Vreeland.

Kur ishe me te ishte njesoj sikur te ishe duke bere serf…thjesht te duhet te ‘kaleroje’ ate dallge…Nese do te kisha zili dicka do te ishte nje serfist. Mendoj se, eshte gjeja me e bukur. Mendoj se, uji eshte qetesuesi i Zotit...qe te jesh brenda tij, qe ta pish, qe ta shikosh dhe qe te kesh nje serfist...ndermjet qiellit dhe ujit. Per mua kjo do te ishte gjeja me e mrekullueshme. – Diana Vreeland.

Te gjitha vajzat ne bote duhet te marrin nje trajnim ’geisha’. Ideja eshte se, meson nga ekzagjerimi: si levizin, zeri i tyre, fytyrat e tyre, tualeti...Zoti duhet te kete qene i terbuar me japonezet. Ai nuk u dha atyre as nafte, as diamante, as flori...asgje, por ai u dha atyre nje ndjes stili, dhe stili eshte cdo gje George...si mund te zgjohesh ne mengjes, si do zbresesh nga shkallet, eshte nje stil jetese, dhe pa te je askush! Dhe nuk po flas per veshjen...– Diana Vreeland.

“Eleganca e vetme e vertete eshte ajo qe ke ne mendje; nese e ke, te tjerat vijne vet.” - Diana Vreeland. Klip ‘Nje kopesht ne ferr’ - dhoma e ndenjes - nga Dokumentari ‘Syri duhet te udhetoje’, 2012, dok. biografik mbi Diana Vreeland.

Njerezit qe bejne nje pune per te cilen thone se eshte krijuese, duhet te rrine vetem per te rikarikuar baterite e tyre. Nuk mund te jetosh 24 ore ne dite ne qender te vemendjes dhe te mbetesh krijues. Per njerezit si une, vetmia eshte nje fitore. - Karl Lagerfeld

Une dua te jem gezimi i njerezve nepermjet punes sime. - Nga Gianni Versace

Ne te shkuaren, njerezit lindnin mbreterore. Ne ditet e sotshme, mbreterorja vjen nga ajo qe ju beni. - Nga Gianni Versace

Mos rendni pas tendencave. Mos lejoni qe t’ju zoteroje moda, por vendosni ju se cfare jeni. - Nga Gianni Versace

Vendos se cfare je, se cfare kerkon qe te shprehesh nga menyra se si vishesh dhe menyra se si jeton. - Nga Gianni Versace

Une dua qe te jem gjithmone pozitiv. - Nga Gianni Versace

Mua me pelqejne grate si nje forme per t’i veshur. - Nga Gianni Versace

Edhe Michelangelo eshte paguar qe ka bere Kapelen Sistine. Atyre artisteve qe thone se e bejne nga dashuria per artin, ju them: behuni te vertete. - Nga Gianni Versace

Moda ka nevoje per gra te jashtezakonshme, te gjalla, stimuluese, me stil si Diana Vreeland. Ajo eshte me e mira. Menyra se si ajo flet shpreh te gjitha vlerat e saj. - Nga Gianni Versace