Nga REVISTA ARTSPER
Që nga antikiteti, e zeza është lidhur ngushtësisht me melankolinë,
cinizmin dhe çmendurinë. Ndonëse, e zeza mund të marrë konotacione të trishtuara
dhe të errta në kulturën tonë, historia e kësaj ngjyre është më e nuancuar sesa
thjesht këto ide. Në shkrimet e miteve të famshme, pas pëvojës së natës vjen
qartësia ngazëllyese e së vërtetës. Magjepsja e artistëve me të zezën është një
tematikë e zakonshme nëpër historinë e artit, duke qenë se shumë artistë e kanë
vëzhguar atë.
Në vitin 2016, Anish Kapoor fitoi të drejtat ekskluzive të
“Vantablack”, hija më e errët, përkundër zemërimit të madh të artistëve dhe kritikëve
të cilët bënë shumë zhurmë për monopolin mbi këtë ngjyrë. Duke qenë se,
polemikat mbi ngjyrën e zezë ende vazhdojnë edhe sot, Artsper po riviziton disa
artistë të cilët ishin të magjepsur nga historia e kësaj ngjyre dhe të të
gjitha nunacave të saj.
1. PIERRE SOULAGES
Është e
pamundur që të mendojmë për ngjyrën e zëzë pa menduar për Pierre
Soulages. Mjeshtri i madh njihet si një nga
figurat kryesore të abstraksionit dhe ai është artisi i gjallë më i madh
francez. Veprat e Soulages përdorin ngjyrën e zëzë në të gjitha hijet e saj
variuese. Për të, e zeza nuk është kurrë tërësisht thjesh e zëzë.
Intensiteti
i saj ndryshon sipas dimensioneve të mbështetjes, formës dhe teksturës së saj.
Një nga konceptet e tij më të njohura është “Outrenoir”, që ai e filloi në
vitin 1979, kur ai filloi të mbulonte të gjithë sipërfaqen e telajos së tij me
një shtresë të trashë boje të zezë. Paradoksalisht, ajo që është në lojë në
pikturat e zeza të Soulages-s është drita.
Drita e
reflektuar mbi sipërfaqen e këtyre pikturave, dhe reflektimet nga brazdat,
kurrizet dhe teksturat e buta. Përzierja optike ndërmjet ndriçimit të
reflektimeve dhe të së zëzës e bën një paletë pastërtisht të zëzë që të shfaqet
e variueshme. Për pasojë, çdo pikturë është një përvojë unike dhe nuk mund të
vlerësohet plotësisht në fotografi: “Këtu, është drita ajo që buron nga vetë e
zeza, dhe që rezonon, ndriçon, duke u kthyer në diçka të animuar nën sytë e shikuesit,
që mund të shikojnë format të shfaqen dhe të zhduken.”.
2. MARK ROTHKO
E zeza është
gjithashtu ngjyra dhe toni që Mark
Rothko (1903-1970) zgjodhi për pikturat e tij të famshme të Zeza. Kjo seri ishte
e fundit përpara vetëvrasjes së tij tragjike, duke krijuar kështu një lidhje të
drejtpërdrejtë ndërmjet ngjyrës së zezë dhe gjendjes së tij mendore të depresionit
paranojake. Megjithatë, për Rothko, e zeza është një ngjyrë pozitive.
Gjatë viteve
1960, një koleksioniste e pasur vizitoi studion e tij ku artisti kishte ekspozuar
veprat e tij. Atje ajo gjeti vetëm piktura të zeza me sipërfaqe të sheshta të zeza.
E hutuar ajo komementoi: “Për të qenë e sinqertë, unë po kërkoja diçka të kuqe,
apo rozë, diçka pak më të gëzueshme”. Së cilës Rothko iu përgjigj: “Rozë, e
kuqe, e verdhë, portokalli? A nuk janë ato ngjyrat e ferrit?”
3. JACKSON POLLOCK
Pollock
është gjithashtu i famshëm për serinë e tij të pikturave të Zeza. Ne mund të
shikojmë një gërshetim të thellë të linjave të zeza të spërkatura përdhunshëm nëpër
sipërfaqen e telajove. Pavarësisht kësaj, ideja që e gjitha kjo ishte spontane
nuk është e vërtetë, duke qenë se Pollock e shqyrtonte me kujdes çdo kompozim
dhe vendin e linjave përpra pikimit dhe derdhjeve në stilin e tij të famshëm të
aplikimit të bojës.
Disa
insitutcione, duke përfshirë Muzeun e Artit të Dallas-it, janë dakord se kjo është
seria më e rëndësishme që Pollock ka krijuar. Plotësisht të panjohura krahasuar
me pjesët e tij shumëngjyrëshe, pikturat e zeza të Pollock-ut shënjojnë një tranzicion
të rëndësishëm në jetën e tij.
4. RICHARD SERRA
Për Richard
Serra, e zeza është një ngjyrë që e ndryshon gjithmonë një
hapësirë. Ajo dominon të dyja dritën artificiale dhe natyrale, e cila mban vetë
hapësirën e saj dhe lidhet gjithmonë me një hapësirë të madhe kompozimet e së
cilës ajo modifikon.
Sipas artistit,
“e zeza është mënyra më e lehtë për të shënjuar një zonë të bardhë, qoftë nëse
përdoret qymyr druri apo grafit.” Në një mënyrë më abstrakte, ajo është gjithashtu
mënyra më e thjeshtë për të shmangur asociimin e ideve.
Serra
shpjegon se “është e mundur të mbulosh një sipërfaqe me të zezë pa frikën e
keqinterpretimeve metaforike.”
5. HENRI MATISSE
Henri
Matisse, mjeshtri i pakundërshtueshëm i ngjyrës,
nëpërmjet përdorimit të së zezës gjeti një metodë të shprehjes që është konsistente
me kërkimin e tij të vazhdueshëm për thjeshtësinë dhe pastërtinë, karakteristike
e veprave të tij.
E zeza dhe
nuancat e saj të shumëfishta i mundësuan atij gamën e domosdoshme për të paraqitur
një fytyrë, një nudo, gjethet e vdekura.
I famshmë
si piktor dhe skulptor, ky mjeshër i madh është më pak i njohur si vizatues,
edhe pse ai ka skalitur 900 gravura dhe ka ilustruar më shumë sesa 90 libra. I
gjithë universi i Henri Matisse na shfaqet e zëzë në të bardhë, e bardhë në të
zëzë.
Në përfundim, e zeza
nuk është konsideriuar gjithmonë një ngjyrë nëpër historinë e artit, por sot është
e pamundur që të mos ta konsiderojmë atë si të tillë për shkak të artistëve të
cilët e kanë ngarkuar atë me simbolizëm. Sigurisht që, këta pesë artistë nuk janë
të vetmit që përdorin ngjyrën e zezë në veprat e tyre, ata janë të shoqëruar
nga shumë talente të tjera.
(Imazhi 1: Pierre Soulages, 1984, fotografia nga Auriol Ginest)
(Imazhi 2: Mark Rothko, 1964, Nr. 6 (?), Kate Rothko Prizel dhe Christopher Rothko)
(Imazhi 3: Jackson Pollock, 26A E zezë dhe e bardhë, 1948)
(Imazhi 4: Richard Serra, 2016, Galeria Gagosian,
fotografia nga Zarko Vijatovic)
(Imazhi 5: Henri Matisse, 1950-1952, Voile de calice noir, Gouache
sur papier marouflé sur toile)
Burimi:
https://blog.artsper.com/en/get-inspired/5-artists-for-whom-black-is-a-color/
Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti.