Nga Simon Sinek
Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enkeleda Suti
Është një lojë e vjetër që shumë prej
jush mund ta dinë. Sa psikiatër duhen për të ndryshuar një llampë drite. Një! Por
llampa e dritës duhet të ketë dëshirën për të ndryshuar.
Një nga miqtë e mi, Xhorxh Flin, i cili është
një gjeneral me tre yje, i dalë në pension nga Trupat e Marinës e thotë këtë më
mirë. Ai thotë që, “kriteri më i rëndësishëm nëse dëshironi që të jeni një
lider është që të doni që të jeni të tillë”. Nëse kemi ndonjë marins këtu në
audiencë, ata e dinë që nëse regjistroheni në Trupat e Marinës dhe shkoni në
Ishujt Parris ose në San Diego, nëse shkoni në kamp me çizme me qafa nuk dua t’ia
di se sa shumë mund ta urreni atë, ju nuk mund të hiqni dorë nga Trupat e Marinës.
Ju keni nënshkruar një kontratë. Ju jeni atje për një arsye çfarëdo për tre ose
katër vjet. Kjo është!
Nëse shkoni tek Shkolla Kanadeze e
Oficerëve sepse dëshironi që të bëheni një oficer në Trupat e Marinës një nga
liderët e Trupave të Marinës nga programi 10 javor, ju duhet të bëni katër javët
e para, por pastaj për gjashtë javët e tjera në çdo çast, në kohë për çdo arsye
nëse ju dëshironi që të hiqni dorë nga programi ju mund ta bëni. Dhe arsyeja është
sepse Trupat e Marinës duan në pozicione lidershipi vetëm ata njerëz që duan të
bëhen lidera. Nëse ju nuk dëshiuroni që të bëheni një lider, ata nuk ju duan në
programin e tyre. E njëjta gjë vlen edhe këtu.
Nëse ju jeni një lojtar i fundmë dhe ju
dëshironi që të bëheni një lojtar i pafundmë, është si të thuash unë dua që të
vi në formë të mirë. Është një stil tërësisht i lirë jetese. Mund t’ju duhet që
të hiqni dorë nga buka, do t’ju duhet që të hiqni dorë nga sheqeri, të shkoni në
palestër rregullisht; që meqë ra fjala, njësoj si ky udhëtim nuk ka një tregues
të përditshëm. Ju nuk mund të shkoni në palestër dhe pastaj të vini në shtëpi
dhe të shikoheni në pasqyrë. Nuk do të shikoni asgjë. Dhe ju do të ktheheni sërish
dhe do të shikoheni në pasyrë dhe nuk do të shikoni asgjë dhe kjo do t’ju
shkaktojë dhimbje dhe ju do të hiqni dorë sepse nuk do të shikoni asnjë
rezultat afatshkurtër. E njëjta gjë vlen edhe për udhëtimin për të cilin po
flas unë.
Ju nuk do të shikoni asgjë në një bazë
ditore, ju nuk do ta shikoni atë dhe ju ndoshta do të vuani nga kjo për një
periudhë afatshkurtër. Në fakt, ju mund të shikoni numrat afatshkurtër që të
bien ose që stresi të rritet, për shkak se jeni duke ndryshuar mënyrën se si i përqasni
problemet tuaja. Ju jeni duke ndryshuar mënyrën se si i përqaseni biznesit
tuaj. Do keni disa përplasje, por ashtu si të shkuarit në palestër nëse
angazhoheni dhe nuk hiqni dorë çdo gjë do të bëhet më e lehtë dhe do të filloni të shikoni
rezultate.
Problemi tjetër është se ne që të gjithë
vijmë në formë në kohë të ndryshme, kështu që, ku pyesni se sa kohë duhet të bëheni
një lider me mendësinë e pafundme përgjigjja është se nuk e di. Unë nuk e di se
sa kohë duhet për të ardhur në formë. Unë nuk e di nëse ju e keni bërë këtë për
pesë vjet dhe nëse nuk shikoni asnjë rezultat jeni duke bërë diçka gabim. Është
një stil jete. Ju jeni duke u përpjekur për një stil jete krejtësisht të ri. Një
këndvështrim tërësisht të ri të të parit të botës. Një mënyrë tërësisht të re të
të parit në mënyrën se si funksionon biznesi dhe ju keni një rol në këtë gjë. Kështu,
zgjedhja, zgjedhja, zgjedhja, për tu bërë një biznesmen me një mendësi të
pafundme është zgjedhja juaj.
Dhe kjo fillon me dëshirën tuaj sepse
kjo është diçka me të vërtetë shumë e vështirë. Çdo gjë që ju kam thënë sot është
pabesueshmërisht e vështirë. Është shumë më e lehtë që të jeni një person me
mendësi të fundme. Këtu do të keni përforcime pozitive ditë për ditë. Ju mund të
mbyllni një çelës dhe mund të shikoni nëse shifrat po ngjitem apo po zbresin. Unë
po ju pyes nëse do të zgjidhni një stil tërësisht të ri jete dhe pastaj do të
dalë që kjo do të jetë diçka shumë më e shëndetshme.