Thelbi i Zen është të mos dish se kush je, sepse që të
thuash se kush je…që të mund t’ju them se kush është Aljehandro, mua më duhet
tandaj veten ndërmjet Aljehandros që është dhe atij tjetrit qëvëzhgon
Aljehandron. Unë e kam ndarë veten, por njeriu ka si qëllim të jetë një njësi e
plotë. Kështu që, unë nuk e vëzhgoj dot vetveten. Harta nuk ka të bëjë me
territorin. Fjala ‘qen’ nuk kafshon. Fjala nuk barazon veprimin. Por unë mund të
shtojë se çdo territor në të cilin ju jetoni,është një hartë, sepse askush nuk
jeton në botën reale, dhe fjala ‘qen’ nuk kafshon sepse ajo shkatërron shpirtin
tonë, ajo kafshon shpirtin tonë kur ne ndjehemi të ofenduar. Kështu…cili ështëveprimi?
Nëse flet për veprimin ti je duke përdorur fjalë për të përshkruar veprimin. Veprimi
nënkupton mungesë fjalësh pavarësisht veprimeve gjuhësore dhe poetike me
yshtjet magjike. Ne jetojmë në një kohë ku,çdo gjë fallco është duke u rrëzuar.
Feja është në krizë dhe çfarë po ndodh me fenë? Ajo është kthyer në një aleate
të diktaturave dhe të politikës. Çfarë ka ndodhur me politikën? Ajo është
kthyer në një shfaqje me kukulla që flasin me bark, dhe jo me kokë. Çfarë ka
ndodhur me ekonominë? Në të shkuarën, paraja kishte një vlerë, ishte flori,
kripë. Tani është thjesht letër e printuar. E vetmja vlerë e letrës është borxhi.
Kjo është: borxh dhe besim. Çdo gjë është duke rënë. Sa e mrekullueshme qëështë
kjo! Arti është duke rënë…Ata janë të lodhur…Muzetë janë duke rënë, ato janë
veç shfaqje. Kështu, çdo gjëështë duke rënë. Është e mrekullueshme. Sepse në të
shkuarën njeriu jetonte me ide fikse dhe të shprehje diçka ndryshe do të
thoshte të vetdënoheshe me vdekje. Për shumë vite, nuk kam prekur asnjë pikë
alkooli. Unë nuk pi për të festuar. Unë nuk festoj me stomak. Unë festoj shpirtërisht.
Çfarë më duhet në mënyrë që të mund të festoj? Thjesht, të jem i lumtur. Unë
jam duke festuar tani. Çfarë më duhet më shumë? Kjo është një festë.
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=TQYolQ2HJ_U